/

sqenel

Udhëtimi 4: Liqeni Orestiadhas – Sheshi Makedhonomahon

Home  /  Udhëtimi 4: Liqeni Orestiadhas – Sheshi Makedhonomahon

E nisim udhëtimin tonë nga bregu verior i Liqenit të Orestiadhës nga rruga Orestion. Vazhdojmë nga bregu deri sa të hyjmë në rrugën provinciale Follorinë-Kostur. Mbas 2,5 km, kthehemi majtas në nyjën drejt Pronës së Vjetër, që të drejtohemi drejt kallamishtes së pasur që përben Pikën e Folesë së Faunës. Rikthehemi në rrugën provinciale Dhispiliu- Sidhirohoriu deri sa të arijmë në fshatin Metamorfosi. Pak më jashtë fshatit takojmë Kishën bizante të rrënuar të Metamorfosi i Sotiros. Vazhdojmë në perimetrin e liqenit dhe arrijmë në fshatin Polikarpi. Aty, duke u kthyer djathtas, drejt grumbullit të gurëve që të çon te liqeni, mund te shikojme Varrezat Karavion. Vazhdojme deri në fshatin Dhispilio dhe bëjme një stacion në vendbanimin liqenor. Kthehemi në Kostur, dhe në hyrje të qytetit qendrojmë në Stacionin e perkujdesjes së Kafshëve të egra dhe Shpendëve. Disa metra më poshtë vizitojmë Akuariumin e Kosturit. Vazhdojmë drejt qendrës së qytetit, qe t’i ridrejtohemi pjesës veriore. Stacioni tjetër, Sheshi Apozari në krah të liqenit. Vazhdojmë drejt bregut që të perfundojmë në stacionin tonë te fundit, Sheshin Makedhonomahon.

width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width=

Për të parë rrugën në 3d klikoni këtu